Telegrafi

Prokororia heton përsëri Juventusin, kërkojnë edhe dëshminë nga agjenti i Ronaldos

Juventusi është në probleme të mëdha, pasi po vazhdojnë me intensitet të lartë hetimi i quajtur ‘Prisma’.

Gjatë ditës së djeshme prokurorët e Torinos kanë dëgjuar dëshminë e Giovanni Manna, drejtues përgjegjës për skuadrën e dytë të Zonjës së Vjetëro.

Megjithatë Gazzetta dello Sport, ka raportuar se Manna nuk figuron në mesin e gjashtë personave të hetuar.

Mannas i është kërkuar të qartësojë operacionet e transferimeve të 42 lojtarëve ku janë përqendruar hetimet.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet që të dëgjohen dëshmitë e presidentit Andrea Agnelli, zëvendës presidentit të Juventusit, Pavel Nedved dhe ish-përgjegjësit Fabio Paratici, i cili aktualisht është pjesë e Tottenham Hotspur.

Hetuesit e Torinos vazhdojnë të pretendojnë se egziston ‘Dokumenti Ronaldo’, ku sipas përgjimeve tregohen marrëdhëniet ekonomike të portugezit dhe klubit.

Edhe pse pritej që Ronaldo të dëshmonte në prokurori, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sqarimet do t’i japë agjenti i tij Jorge Mendes.

Nuk ka ende një datë të saktë, por sipas mediumit italian Mendes do të flas me prokurorët pas festave të fundvitit. /Telegrafi/