Telegrafi

Projektori 4K i Sonyt

 Pajisja shfaq fotografinë me diagonale deri në 200 inç, ndërsa ka 2,000 ANSI lumen ndriçim dhe teknologjinë e kompanisë Iris3, e cila është përgjegjëse për kontrastin dinamik prej 1,000,000:1. Përveç kësaj, blerësve do të ju pëlqej edhe teknologjia me emër të zëshëm Reality Creation – bëhet fjalë për upscaling të përmbajtjeve ekzistuese në rezolucionin 4K. Kjo e fundit vlen përmbajtjet nga single definition deri te filmat HD, Blu-ray dhe kombinimet tjera 2D dhe 3D.
Në projektor është përfshirë edhe transmetuesi me valë infra të kuq për Full 4K 3D i cili kontrollon syzet përkatëse active shutër 3D (TDG-PJ1). Shitja fillon gjatë çerekut të parë me çmim prej rreth 25,000 dollarë. /Telegrafi/