Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, kanë thënë se ky Projektligj nuk do t’i bankrotojë bizneset, por do t’i ndihmojë ato.
Nënkryetarja e këtij Komisioni, Jeta Statovci theksoi e Projektligji në fjalë përveç që është i domosdoshëm, është në trendet e zhvillimit për krijimin e pavarësisë.
“Ka mjaft anë pozitive për operim më të lehët dhe kosto me të ulët”, tha Statovci.
Edhe Kosovare Bajrami nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), tha se ky ligj është i domosdoshëm si për BQK-në, ashtu edhe për bankat, i cili ndikon për zhvillimin ekonomik.
Emrush Ujkani nga Këshilli Investitorëve Evropian, ka mirëpritur këtë Projektligj, i cili tha se është kërkesë që sa më shpejt të procedohet.
Derisa, shtoi se kjo fushë digjitale është e ndjeshme dhe ka vlerësuar se duhet një qasje sa më gjithëpërfshirëse.
Kurse, Agim Kukaj nga Ministria e Ekonomisë, ministri kjo që është sponsorizues i këtij Projektligji, tha ky ligj tenton që t’ua lehtësojë punën bizneseve.
“Ky ligj nuk do t’i bankrotoj, bizneset, por do t’i ndihmojë, kështu që letra duhet të zhduket. Ky Projektligj është një prej shtyllave dixhitale në Kosovë. Prej vitit 2018 është zvarritur, prandaj duhet me u aprovuar së pari, dhe momentin që aprovohet ky Ligj do të krijohen grupet punese për plotësim ndryshim”, tha ai.
Ai pret që deri në tetor të aprovohet ky Projektligj në Kuvend. /KP/Telegrafi/