Telegrafi

Projektligji për Shërbimin e jashtëm të Kosovës fuqizon diplomacinë

Komisioni për Punë të Jashtme ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj rregullon funksionet dhe mënyra e organizimit të shërbimit të jashtëm të Kosovës, funksionimin e ministrisë së jashtme duke përfshirë dhe misionet diplomatike dhe konsullore, kriteret dhe procedurat e pranimit në shërbim të jashtëm, procedurat e emërimit të kreut të misionit diplomatik dhe personelin e tyre, statusin e diplomatit dhe sistemit të karrierës diplomatike.

Ilmi Reçica anëtar i këtij komisioni tha se ligji ka për bazë fuqizimin e diplomacisë kosovare në vendet ku janë të pranishme.

“Ky ligj rrumbullakon nevojat për funksionim sa më të mirë të diplomacisë sonë. Esenca është që të jemi sa më afër diplomacisë sonë dhe të përcjellim punën e saj, pasi që është në interes për vendin”, tha Reçica. /KP/

Foto: Arkiv