Telegrafi

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike miratohet edhe në një komision

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike me katër amendamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Transfere.

Për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë votuar pro shtatë anëtarë të komisionit ndërsa dy kanë qenë kundër.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është miratuar dje edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ku janë përfshirë  kushtet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se PDK do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbje, ndërsa ka konfirmuar votat e tyre për votimin e këtij Projektligji. /Telegrafi/