Site icon Telegrafi

Projektligji për prokurimin nesër do të diskutohet në seancën e Kuvendit

Meqenëse Ligji i Prokurimit është njëri prej 8 kushteve për liberalizimin e vizave, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka bërë disa ndryshime për emërim, propozim dhe shkarkim të anëtarëve të bordit të OSHP.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Komisioni që për këtë Projektligj të prokurimit të shmanget rregullorja e punës në mënyrë që në seancën e nesërme të diskutohet në lexim të parë.

Komisioni votoi ligjin për patentë shofer , i cili sipas kryetarit të Komisionit Naser Osmani nuk ka implikime buxhetore të shtetit.

Komisioni për buxhet miratoi pa diskutime edhe projektligjin për administrimin e pasurisë të sekuestruar dhe të konfiskuar. /Telegrafi/

Exit mobile version