Në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike,
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica sot në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka paraqitur Projektligjin për Inspektoratin e Punës dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social.
Reçica theksoi se te dy këto projektligje janë bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të marra nga vendet e rajonit dhe sipas standardëve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Komisioni ka miratuar në parim këto dy projektligje dhe u zotuan se do të japin kontributin e tyre në të dy leximet me qëllim që këto dy Projektligje të avancohen edhe më tej.
Ministri gjithashtu njoftoi anëtarët e Komisionit për hapat që ka ndërmarrë MPMS lidhur me njohjen e stazhit të punës për punonjësit e viteve 90-ta të larguar me dhunë nga puna nga regjimi serb i asaj kohe, se tashmë ka proceduar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti për miratim në qeveri, në bazë të secilit parashihet njohja e këtij stazhi. /Telegrafi/