Është hartuar projektligji për grante dhe performancë dhe shumë shpejt do të jetë për votim në kuvend. Kështu tha Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë lansimit të faza e tretë të projektit Demos, ku përfshihen disa komuna dhe që ka për qellim përmirësimin e mëtutjeshëm të qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal dhe rritjes së kënaqëshmërinë e qytetarëve.
Gjatë këtu prezantimi u tha se ky projekt cila do të implementohet nga viti 2022-2025, do të shërbej për përmirësimin e përformancës në komuna.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ligji i ri i grantit të performancës do të jetë i hapur edhe për donatorët.
“Me ligjin e ri i cili prite të aprovohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, grandi për përformancë do të jetë burim shtetëror i financimin e komunave i bazuar në përformancë dhe i hapur edhe për donatorët. Vetëm gjatë periudhës 2018-2021, janë financuar mbi 150 projekte në vlerë totale prej 14 milionë euro. Këtë vit bashkë me donatorët do të ndajmë edhe rreth 8 milionë euro mbështetje për komunat të cilat do të finalizohen shumë shpejt”, tha ai.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tregon se kjo është fazë e tretë e implementimit të projektit, e cila do të mundësojë komunave marrëdhënie më të afërta me qytetarët.
“Në këtë fazën e re të projektit që jemi duke e lansuar sot, BE është duke donatori më i madh. …vazhdimi i reformës në amdinistratën publike dhe menaxhimit financiar këto janë bazat e pranimit në BE dhe objektivi kryesor të cilin po fokusohemi është që të përmirësojmë komunat në Kosovë”, potencoi ai.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherit kryetar i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se AKK e ka mbështetur këtë projekt që nga fillimi, madje thotë se e ka mirëpritur edhe hartimin e ligjit të grantit dhe performancës.
“Padyshim që kjo mbështetje është një mundësi e veçantë e komunave dhe të kësaj mbështetje financiare në interes të qytetarëve dhe të ngrisin përgjegjshmërinë, si dhe të rritet vendimmarrja dhe qeverisja lokale. Është me rëndësi që të dëgjohet se Asociacioni i komunave të Kosovës e ka përkrahur që nga fillimi të rrjetit të performancës dhe është përkrahur jashtëzakonisht shumë. AKK e ka mirëpritur edhe hartimin e ligjit të grantit dhe performancës sepse me këtë ligj të komunave të Kosovës do të shtohet si stil jete për realizimin e skenës dhe performancës”, tha ai.