Site icon Telegrafi

Projektligjet parashohin kompetenca të reja për FSK-në

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, e ka quajtur lajm të mirë miratimin e pakos së projektligjeve nga ana e Qeverisë, që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se me miratimin e këtyre projektligjeve fillon procesi i transformimit të FSK-së deri në krijimin e rrethanave të përshtatshme për ndryshimet kushtetuese.

Berisha ka bërë me dije se përmes këtyre projektligjeve parashihen kompetenca dhe detyra të reja për FSK-në, por jo edhe ndryshimi i emrit.

Ai ka treguar se do të ketë rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga 2 500 në 5 000.

Ministri Berisha ka theksuar se si institucione kanë ndërmarrë një fushatë informuese me të gjitha shtetet partnere, ato të Quintit dhe shtetet e NATO-s për lëvizjet në këtë proces.

Exit mobile version