Telegrafi

Projektligjet do të harmonizohen me ligjet e BE-së

Kryetarja e Komisionit, Myzejene Selmani dha një pasqyrë të punës që bën komisioni. “Tre projektligje që e kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, përpiqemi që gjatë amendamentimit të tyre deri në leximin e dytë t’i harmonizojmë në tërësi me ligjet e BE-së, andaj takimi i sotëm është i mirëseardhur duke pasur parasysh përvojat e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë”, tha Selmani.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Dirk Buschle tha se, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë është marrëveshje e bërë në vitin 2005 nga nëntë shtete, dhe është duke u zbatuar nga të gjitha vendet nënshkruese.

Ndërkaq, Uzunov, bëri të ditur se parimet themelore të Sekretariatit të Energjisë janë: ofrimi i konkurrencës së drejtë, publikimi i informatave, subvencionimi në mes njësive energjetike dhe monitorimi i transparencës dhe informatave. /Telegrafi/