Site icon Telegrafi

Projektimi dhe inovacioni në bërjen e Superkerrit – Monika Mikac nga Rimac Automobili në KosICT

Monika Mikac është zyrtare e lartë për operime në kompaninë prodhuese të makinave – Rimac Automobili.

Ajo ka diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Zagrebit dhe përveç kësaj mban titullin e menaxheres të certifikuar për projekte.

Duke qenë një nga pesë punonjëset e para në këtë kompani, Monika ka pasur mundësinë të punojë në sektorë të ndryshëm të kompanisë, duke filluar nga Departamenti për Marrëdhënie me publikun, aktivitete rreth marketingut, e deri tek përgjegjësitë financiare dhe administrative.

Ajo vazhdimisht ka marrë pjesë të investimeve në procesin e mbledhjes së fondeve për rritje të kompanisë.

Rimac Automobili ka mbyllur raundin e tyre të parë në vitin 2014 me një shumë rreth 10 milionë euro dhe tani është duke kaluar nëpër raundin e dytë të investimeve.

Përgjatë zhvillimit të kompanisë, ajo mori përsipër postin e zyrtares së lartë për operime, duke reflektuar një njohuri të thellë në të gjitha aspektet e biznesit.

Monika ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në të gjitha projektet e kompanisë, duke zhvilluar aftësitë në të gjitha segmentet strategjike të biznesit në kompaninë saj.

Përveç kësaj, për dy vitet e fundit, Monika ka qenë udhëheqëse e ekipit rreth projekteve të financuara nga BE dhe vazhdimisht është duke punuar në zhvillimin e biznesit Rimac Automibili.

Exit mobile version