Të ndikuar nga tragjedia e fundit në fshatin Keqekollë, ku një fëmijë humbi jetën nga rrëzimi i një goli mbi të, ky grup të rinjsh janë angazhuar që të bëjnë ambientet e lojës më të sigurta për çdo fëmijë.
Realizimi i këtij projekti ka filluar me datën 16 prill në shkollën Naim Frashëri në Prishtinë. Anëtarët e Rotary Club illyrian zotohen se nuk do të ndalen deri sa fushat sportive të jenë të sigurta. /Telegrafi/