Site icon Telegrafi

“Projekti i Zaha Hadidit, i duhuri për xhaminë në Prishtinë” (Video)

Projekti i arkitektes së njohur botërore, Zaha Hadid, për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë, konsiderohet më i duhuri për Kosovën. Sipas arkitektit Visar Geci, ky projekt ndihmon edhe më shumë në njohjen e shtetit të Kosovës.

Lexo po ashtu Bota e nderoi, Kosova e refuzoi: Lamtumirë Zaha Hadid (Video)

Në debatin televiziv në Info Magazine, Geci po ashtu tha se objektet madhore, siç janë xhamitë, teatrot, kishat, assesi nuk duhet ndërtuar në vende pranë objekteve tjera krahasuese. Kjo pasi, sipas tij, kur bëhet fjalë për xhaminë do të mund t’i humbet madhështia.

”Xhamia nuk e ka vendin në këtë lagje (Dardani). Nëse objektet madhështore e kanë një objekt tjetër krahasues, ato mbeten kurrkund hiq. Nëse objekti ndërtohet nga Zaha Hadid, do ta bënte shtetin më të njohur për botën. Xhamitë nuk po vizitohen nga besimtarët”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

Exit mobile version