Duke filluar nga sot, çdo të hënë nga ora 20:20 në Radiotelevizionin Dukagjini transmetohet emisioni i ri“Përballje”.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini.
Ky emision do të shtjellojë një herë në javë tema nga tereni e studio e që flasin për përballjet tona të përditshme. Emisioni i kësaj jave fokusohet për sëmundjen e kancerit në Kosovë.
A po vdesin kosovarët nga kjo sëmundje? A është rritur numri i pacientëve me kancer në vendin tonë? Çfarë lloje të kancereve janë në Kosovë e cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje? A ka tretman të duhur për këtë sëmundje? A ka barna të mjaftueshme dhe çka thonë të prekurit nga kjo sëmundje? Kush është shqiptari nga Kosova që thotë se kanceri është vetëm një grip? Si e mundi ai këtë sëmundje?
Për këto tema flasin:
Ardian Millaku – zëvendës drejtor, Klinika e Onkologjisë Mjekësore;
Skender Syla – drejtor, Organizata Botërore e Shëndetësisë;
Nafije Latifi –drejtore, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA
Xhevdet Belegu – qytetar nga Peja
Emisioni transmetohet në ora 20:20 në RTV Dukagjini dhe mund ta gjeni online edhe në Telegrafi.com, si dhe në rrjetet sociale Facebook dhe YouTube./Telegrafi/