Telegrafi

Projekti i ri muzikor nga Bardhi publikohet të enjten, është bashkëpunim

Bardhi (Foto: Instagram)

Një projekt i ri muzikor këtë javë do të publikohet nga reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ai të enjten (24 shkurt) sjell projektin e radhës në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe DJ Gimi O.

Këtë e ka njoftuar përmes një pjese të shkurtër të ndarë me ndjekësit në Instagram.

Bardhi (Foto: Instagram)

“Ex të enjten/23:59”, ka shkruar ai.

Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumta, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë projekt.

Kjo vjen vetëm dy javë pas “Engjulli im”, që vetëm për një kohë të shkurtër mblodhi mbi tre milionë klikime.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe këtë vit po vazhdon të pëlqehet për muzikën dhe angazhimet e deritanishme në treg. /Telegrafi/