Një projekt i ri muzikor këtë javë do të publikohet nga reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ai të enjten (24 shkurt) sjell projektin e radhës në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe DJ Gimi O.
Këtë e ka njoftuar përmes një pjese të shkurtër të ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Ex të enjten/23:59”, ka shkruar ai.
Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumta, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë projekt.
Kjo vjen vetëm dy javë pas “Engjulli im”, që vetëm për një kohë të shkurtër mblodhi mbi tre milionë klikime.
Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) edhe këtë vit po vazhdon të pëlqehet për muzikën dhe angazhimet e deritanishme në treg. /Telegrafi/