Telegrafi

Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se ndërpret aktivitetet në Rusi për shkak të fushatës së Kremlinit kundër gazetarisë së pavarur

Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) ka njoftuar se do të ndalë aktivitetet e saja në mbrojtje të gazetarëve hulumtuese në Rusi, në kohën kur Kremlini po rrit presionin kundër gazetarisë së pavarur.

Siç njofton bashkëthemeluesi dhe kryeredaktori i OCCRP-së, Drew Sullivan tani në situatën në të cilën gjenden mediet në Rusi, ofrimi i mbrojtjes për gazetarët rusë mund të shkaktoj më shumë dëm sesa që do t’i ndihmonte ata.

OCCRP u shpreh se gjatë muajit të kaluar, shumica e partnerëve rus të projektit janë përfshirë në listën e “agjentëve të huaj” ose “organizatave të padëshiruara” dhe të gjithë ata duhet të respektojnë masat strikte që ndërhyjnë në punët e tyre, si dhe detyrojnë edhe mbylljen e tyre.

Sipas tyre, ata do të vazhdojnë të hetojnë rastet që ndërlidhen me Rusinë, duke shtuar se Qeveria ruse është akteri kryesorë që përhap në mënyrë aktive korrupsionin dhe dezinformimin, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtarë, duke u përpjekur që të destabilizoj vendet e tjera.

Projekti është e njohur për hetimin e profileve të larta të korrupsionit, ku në mes tjerash kishte marr pjesë në hetimin e “Panama Papers”.

OCCRP është themeluar në vitin 2007, në Sarajevë nga Drew Sullivan dhe Paul Radu. /Telegrafi/