Telegrafi

Projekti ”Promovimi i vlerave njerëzore” prezantohet para nxënësve të shkollave fillore në Rankovcë dhe Kriva Pallankë

Qindra të rinj nga shkollat fillore të Kriva Pallankës dhe Rankovcit u njohën me projektin ”Promovimi i vlerave njerëzore”, që ka për qëllim të nxitë vetëiniciativën te të rinjtë për të bërë vepra të mira, për të mirën e përgjithshme të bashkësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajnimet e këtilla kanë për qëllim të kontribuojnë që shumë nxënës të jenë vullnetarë dhe aktivë në Kryqin e Kuq dhe të përfshihen në të gjitha aktivitetet me të cilat bëhen vepra të mira.

Qëllim tjetër i projektit është nxitja e kreativitetit për të bërë ndryshime aktive në jetë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe mjedisit ku të rinjtë jetojnë./Telegrafi/