Telegrafi

Projekti Pjesëmarrja e Sektorit Privat në PTK vazhdon sipas planit

Kompania konsulente (Këshilltari i Transaksionit), bëri prezantimin e punës së deritanishme të projektit, ku u vlerësua se projekti është duke vazhduar me dinamikën dhe planin e paraparë.

Në prezantimin e bërë para Komisionit Ndërministror Këshilltari i Transaksionit, pasi shprehu kënaqësinë mbi shkallën e bashkëpunimit me Bordin dhe Menaxhmentin e PTK-së si edhe të instancave tjera kosovare shprehu bindjen se shumë shpejt, në përputhje me planin dhe dinamikën e paraparë, do të ofron analizën e tij për opsionet e mundshme të pjesëmarrjes së sektorit privat në PTK.

Opsioni i propozuar për pjesëmarrjen e Sektorit Privat në PTK, pas konfirmimit nga ana e Komisionit Ndërministror, do të miratohet përfundimisht nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/