Telegrafi

Projekti përmirëson konkurrencën e kompanive në sektorin e TIK (Teknologji Informacion dhe Komunikim)

Kompanitë private në Kosovë të cilat veprojnë në këtë sektor do të kenë mundësinë që të marrin njohuri për modelet për përmirësimin e proceseve dhe të standardeve si dhe do të certifikohen me cerifikata të njohura ndërkombëtarisht për menaxhimin kualitativ të TIK.

 Projekti është duke u zbatuar në 8 komunat e regjionit qendror të Kosovës (Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Gracanicë, Kastriot dhe Podujevë), përkrahur nga Agjencioni i Qendrës Regjionale për Zhvillim. Gjatë projektit do të organizohen trajnime specifike në fushën e TIK-ut, do të zhvillohen dy platforma ekzistuese në të cilat do të mundësohet shkëmbimi i informacioneve ndërmjet akterëve si dhe do të elaborohet strategjia për zhvillimin e Shoqërisë Informative në Kosovë si parakusht për përmirësimin e konkurrencës dhe të zhvillimit të ekonomisë së bazuar në dije.

Ky projekt zbatohet nga Instituit Evropian për Softverë nga Bullgaria (ESI) në partenritet më organizatën jo-qeveritare nga Prishtina Laboratori i Tekonologjisë Informative (LTI) dhe organizatën BASSCOM nga Bullgaria./Telegrafi/