Site icon Telegrafi

Projekti për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në Istog

Projekti do të realizohet tek burimi në Istog dhe përkrahet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komuna e Istogut, ndërsa implementues i projektit është OJQ “Syri i Vizionit” në partneritet me Komunën e Istogut.

Vlera e përgjithshme e projektit është 496,792 euro ku 396,792 euro apo 80% financohet nga zyra e BE-se, ndërsa 100,000 euro apo 20% nga Komuna e Istogut.

Objektivat kryesore të këtij projektit janë që të nxis rritjen ekonomike të Istogut, zhvillimin e potencialeve dhe mundësive për përkrahje lokale të agro-turizmit dhe fuqizimin e bizneseve.
Qëllimi i projektit është të përmirësoj konkurrence midis bizneseve në mënyre që të gjenerojë më shumë vende pune dhe rritje të ekonomisë.

Istogu është i njohur për nga pozita e përshtatshme gjeografike dhe potenciale të shumta të turizmit, të cilat do të mund të transformoheshin në një pike tërheqëse turistike. Përveç kësaj, nxitja e konkurrencës se ekonomisë lokale ka për qellim mbështetjen e ngritjes ekonomike dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe ekonomisë lokale.

Aktivitetet e projektit janë: Infrastruktura – ndërtimi i urës që lidh dy brigjet e burimit për zhvillim të turizmit si: ngjitjen (hiking), ecjen dhe shtigjet e çiklizmit, mbështetja e bizneseve – ndarja e grandeve direkt për përkrahje të bizneseve lokale,ngritja e kapaciteteve – ngritja dhe zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve të bizneseve lokale, shoqërisë civile dhe qeverise lokale, qendra informative turistike – krijimi i një qendre të qëndrueshme informative për turizëm dhe bujqësi dhe promovimi – vendosja e shenjave informuese për turizmin dhe bizneset përreth, hartat dhe broshurat.
Përfituesit e projektit janë bizneset private aktive duke përfshirë fermerët dhe prodhuesit lokal, organizatat jo qeveritare me fokus bujqësinë, zhvillimin rural dhe të bizneseve edhe zyrtarët publik dhe komunal.

Projekti aktualisht është në fazën e fillimit të punimeve infrastrukturore si ndërtimin e urës dhe shtigjeve për ecje dhe çiklizëm, si dhe renovimin dhe pajisjen e qendrës informative turistike.
Deri tani janë zhvilluar dy punëtori me bizneset, shoqërinë civile dhe zyrtare komunal. I gjithë implementimi i projektit do te zgjas 18 muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version