Site icon Telegrafi

Projekti për hekurudhën Durrës-Prishtinë hapet këtë vit

Shqipëria do të investojë për hekurudha në të ardhmen.

Një e tillë do të ndërtohet për të lidhur Durrësin me Prishtinën.

Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Belinda Balluku, ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur këtë projekt.

“Kjo hekurudhë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku./Euronews Albania/

Exit mobile version