Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka refuzuar një qasje të re nga klubi anglez, Manchester United.
Haaland, i cili ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, kërkohet nga një numër i klubeve kryesore të Evropës këtë verë pasi shënoi 80 gola në 83 paraqitje për gjigantët e Bundesligës që nga ardhja nga Red Bull Salzburg në janar të 2020.
Njëri nga klubet e interesuara ishte edhe Unitedi, i cili ishte gati të rivalizonte me çdo skuadër evropiane për transferimin e norvegjezit.
Megjithatë, sipas ESPN, përfaqësuesit e Haalandut kanë informuar United se ai nuk do të transferohej atje sepse ai mendon se ata ‘nuk mund të përputhen me ambiciet e tij’.
Unitedi, i cili po i afrohet një marrëveshjeje për të punësuar menaxherin e Ajaxit, Erik ten Hag, këtë verë, është në kërkim të dëshpëruar për një sulmues të ri.
Thuhet se Djajtë e Kuq kanë informuar kampin e Haalandin se do të jenë të gatshëm të përputhen me çdo paketë financiare të vendosur në tavolinë nga City ose ndonjë skuadër tjetër e interesuar.
Por, përfaqësuesit e norvegjezit i thanë Unitedit se cilësia e ‘projektit sportiv’ do të jetë e para dhe vendimi i Haalandit nuk do të bazohet në përfitime financiare. /Telegrafi/