Site icon Telegrafi

Projekti “misterioz” i Bezos: Për çfarë po punojnë saktësisht më shumë se 800 njerëz në robotin “me madhësinë e rreth dy maceve”?

Kohët e fundit si katër vjet më parë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, identifikoi zhvillimin e një roboti të veçantë shtëpie të quajtur Vesta si një nga përparësitë e kompanisë.

Ekipi nga Labs126 supozohej të ishte në krye të Vesta – ata gjithashtu bënë Amazon Kindle, Echo, si dhe Alex, ndihmësin e zërit.

Për një kohë, kishte informata për Vesta, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar, shkruan Arstechnica.

Sidoqoftë, falë njerëzve që punojnë në projekt, të cilët (natyrisht në anonimitet të plotë) ndanë disa informata me gazetarët, më në fund kemi detaje të reja në lidhje me Vesta, transmeton Telegrafi.

Për shembull, ne nuk e dinim deri më tani se më shumë se 800 njerëz punojnë në Vesta, as se do të jetë një robot “me madhësinë e rreth dy maceve”. Do të ketë një ekran, kamera dhe sensorë falë të cilave do të shmang përplasjet me njerëzit dhe gjërat përreth shtëpisë.

Ai, sigurisht që do të mbështesë punën me Alex-an, dhe është interesante që nuk dihet ende se çfarë saktësisht do t’i shërbejë. Dihet që ai do të ndihmojë njerëzit në një farë mënyre, por nuk dihet saktësisht se si do ta bëjë atë.

Sipas informacionit të zbuluar nga punonjësit, drejtuesit e Amazon kanë frikë se Vesta mund të mos tërheqë përdorues, sepse nuk do të duket veçanërisht e dobishme për ta.

Raportohet se, strategjia në lidhje me këtë robot është ndryshuar disa herë, dhe një shumë e madhe parash i është dhënë zhvillimit të tij, kështu që nuk është për t’u habitur që Amazon nuk ndahet me Vesta aq lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version