Telegrafi

Projekti “Kombi” në shkolla

Drejtoresha e kurikulës dhe teksteve pranë MASH, Pranvera Komani thotë, për “AS” se projekti Kombi, është aplikuar edhe në shtete të tjera, pasi një studimi ndërkombëtar të UNICEF, ku rezultoi se në shumë shkolla europiane dhuna është e pranishme.

Nga ky program do të përfitojnë të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, mësuesit, por dhe prindërit e tyre. Projekti synon të përcjellë mënyrat e reja të disiplinës dhe ato parashikohen se do të jenë në fokusin e takimeve në shkolla.

“Mësuesit gjejnë rrugën më të shkurtër për të disiplinuar klasën nëpërmjet të bërtiturës, por edhe se mund të kenë një rezultat të menjëhershëm pasi e heshtin klasën, realisht, rezultati afatgjatë nuk është i mirë. Pikërisht, këtu tenton të ndërhyjë ky program që quhet program Kombi dhe mbështetet në përfshirjen praktike në rastin tonë, të mësuesve, nxënësve në përpjekje të përbashkët për të filluar të ndryshojnë sjellje”-tha Komani.

Në pjesën e takimeve në shkolla një vend të vecantë do të kenë dhe ato me prindërit, pasi jo në pak raste fëmijët dhunohen edhe brenda ambjentit familjar./Telegrafi/