Site icon Telegrafi

Projekti “Football for Friendship”, mbahet konferenca

Sot në Prishtine u mbajt konferenca për shtyp lidhur me projektin  “Football for Friendship”.

Genc Meraku,nga Zero Pozitive njëherit përkrahës i kësaj iniciative, sqaroj në pika të shkurta projektin, ku Kosova do të jetë pjesëmarrëse së bashku me 211 shtete të botes.

Meraku falënderoj Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri për mbështetjen që i ka dhënë këtij projekti si dhe sponsorin medial të këtij projekti z. Eugen Saracini nga RTV21.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosoves , z. Fadil Vokrri duke përshëndetur iniciativën e Zero Pozitives theksoj se prania e ambasadoreve të ri në Kampionatin botëror është e një rëndësie të madhe duke i quajtur ambasadoret e ri si përfaqësuesit e vërtet të vendit tonë duke pasur parasysh aktivitetet në të cilat do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

“Football for Friendship” është njëri ndër programet më të mëdha internacionale të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, do të mirëpres ambasadorët e ri nga Kosova në fazën e fundit në Moskë! E planifikuar rreth hapjes së kampionatit botëror, “Football for Friendship” do të mirëpres të ri nga e gjithë bota, 211 shtete dhe regjione – duke i përfshirë ata në një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festuar 9 virtytet esenciale njerëzore që bazohen në – miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder.

Shumë zyrtarë të lartë të sportit dhe legjenda ndërkombëtare kanë dhënë mbështetjen e tyre të drejtpërdrejt për projektin “Football for Friendship” në nivel si global po ashtu edhe lokal ndër vite, ku ndër ta është sekretarja gjenerale e FIFA’s Znj. Fatma Samoura dhe ylli Holandez i football’it Marco Van Basten.

Para fillimit të Kampionatit dhe Forumit ambasadoret e këtij projekti do të marrin pjesë në kampin përgatitor Friendship Camp (Kampi i miqësisë) nën udhëheqjen e Trajnerëve të ri dhe nën mbikëqyrjen e lojtarëve të famshëm, derisa të gjithë fëmijët poashtu do të marrin pjesë në Nine Values School (shkollën e nëntë virtyteve) ku do të njoftohen me vlerat thelbësore të projektit në mënyra të ndryshme. Duke e shprehur mbështetjen zyrtare për projektin “Football for Friendship”, Kombet e Bashkuara e kanë lavdëruar këtë iniciativë si një program botëror unik arsimor.

Përfaqësues i i Kosovës, Jon Latifaj, është caktuar që të jetë në Ekipin e emërtuar “Grizzly Bear”, ku në ekip do të jetë së bashku me përfaqësuesit e shteteve si Indonesia, Eritrea, Gana, Katari dhe Gyenea.

Latifaj do të qëndrojë në Moskë nga data 8 qershor deri më datën 15 qershor, ku do të merr pjesë në kampin e organizuar për fëmijë dhe gjithashtu do të jetë prezent edhe në hapjen e kampionatit Botërorë “Rusia 2018” me ç ’raste dhe do të shikoj lojën e parë të këtij kampionati i cili luhet në mes të ekipit nikoqir të Rusisë ndaj Arabisë Saudite.

Exit mobile version