Po bëhet dixhitalizimi i parkingjeve, me tabela të mençura dhe me informacione në kohë reale në shumicën e rrugëve të Kryeqytetit.
Në një njoftim kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, përshkruhet faza e parë e këtij projekti e cila përfshinë vendosjen e cenzorëve, pajisja me IOT dhe përmirësimi i hapësirave të parkingut nëpër lagjë të Prishtinës.
“Vendosjen e senzorëve, të cilët në kohë reale komunikojnë me sistemin qendror të Prishtina Parking duke treguar gjendjen e të gjitha vendparkingjeve në kryeqytet. Pajisja me IOT (Internet of Things) ose “Gjërat e Internetit”, e cila e përcjell informacionin te sistemi qendror i Prishtina Parking nëse në vendparkingun në fjalë është parkuar banori rezident apo vizitori. Përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të hapësirave të parkingut nëpër lagje. Mundësia e mbushjes së pajisjes me mjete monetare, duke lehtësuar dukshëm mënyrën e pagesës”, thuhet në njoftim.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë.