Klubi i njohur anglez, Arsenali ka publikuar tetë vepra të artit nëpërmjet të cilave festohet trashëgimia, suksesi dhe marrëdhëniet e klubit me komunitetin, por edhe legjendat që kanë qenë pjesë e këtij klubi.
Në artet e veçanta të publikuara nga klubi londinez kanë marrë pjesë edhe tifozë të Arsenalit nga mbarë bota, ku nuk ka munguar as flamuri i Kosovës.
Topçinjtë kanë punuar me legjendat e skuadrës, familjet e tyre e artistë të ndryshëm në nëntë muajt e fundit, për të dizajnuar e për të jetësuar këtë art.
Revealing our new Emirates Stadium artwork.
Created by the Arsenal family.
🔗 https://t.co/QBWqoDSLlc pic.twitter.com/B90oR84tgL
— Arsenal (@Arsenal) January 11, 2023
Në këtë projekt nuk janë përfshirë lojtarët aktual, por më shumë se 700 përkrahës të skuadrës, të cilët kanë përcjellë Arsenalin për shumë vjet, kanë dhënë kontributin e tyre.
Arsenal Kosovo Supporters Club kanë reaguar pasi flamurin ynë u pa në një nga veprat e artit, duke shkruan në faqen e tyre se një ëndërr është bërë realitetit.
“Pas një pune të palodhur në shumë vite, një ëndërr e bërë realitet e gjithë fansave të Arsenalit në Kosovë, që ta shohin flamurin e Republikës së Kosovës në mesin e gjithë shteteve të gjithë botës, padyshim që nuk mund të mungonte flamuri ynë i Republikës së Kosovës në Emirates Stadium!”, ka shkruar Arsenal Kosovo Supporters Club./Telegrafi/