Site icon Telegrafi

PROJEKTET

Nga: Gonçalo M. Tavares
Përktheu: Salajdin Salihu

Pylli rritej shumë ngadalë, ndryshe nga çfarë kishte ndodhur, kur befas u shfaq një njeri dhe e prezantoi projektin e tij.

Tri ditë shkulën dru.

Ditën e katërt pushuan pas një pune të lodhshme.

Pas një viti erdhi njeriu i dytë, e pa hapësirën dhe tha: Këtu mungojnë drunjtë. Në tri ditët e ardhshme mbollën fidanë.

Ditën e katërt pushuan pas një pune të lodhshme.

Pas dymbëdhjetë vjetëve pylli sërish ishte i dendur.

Atëherë erdhi njeriu i tretë…

/Revista “Akademia”/

Exit mobile version