Organizatat joqeveritare thonë se ka politika shtetërore për administratë publike, por rallë herë zbatohen në vepër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto organizata kanë qenë ftuar në konsultime për strategjinë e re për feroma në këtë sektor. Për shumë projekte nuk ka mjete buxhetore, ndërkaq mungon edhe sistemi i mbikëqyrjes.
Tv Telma citon zv. ministrin për shoqëeri informatike dhe administratë, Timço Mucunski, të thotë se janë të mirëseardhura analizat e organizatave qytetare dhe kontribojnë në përpunimin e një dokumenti cilësor strategjik.
Nga kjo ministri thonë se reforma e administratës publike është një proces mjaft i vështirë në shoqëri, duke theksuar se duhet të reformohen 1288 institucione, me 128 mij të punësuar./Telegrafi/