Telegrafi

Projektet e reja të Hollywoodit

“Confessing of a Shophaolic”, është filmi i ri i Isla Fisher, film i cili do të shfaqet no kinematë amerikane gjatë muajit shkurt.

Aktorja në rol mbështetës në filmin “Wedding Crashers”, dhe e fejuara e Sasha Baron Cohen i njohur me personazhin e Boratit në filmit “Borat “ dhe “Ali G”, do të interpretojë rolin kryesor në filmin “Confessing of a Shoaphaolic”.

Bazuar në romanin me të njëjtin titull, filmi trajton historinë e 25-vjeçares Rebecca Bloomwood , e cila jeton me shoqen e saj, dhe ka mjaft borxhe të pashlyera me karta kredit, pasi është e pasionuar pas blerjeve të panumërta të veshjeve dhe bizhuterive.

Për të përballuar këto shpenzime të mëdha ajo ka mashtruar në paraqitjen e rezymesë së saj, dhe tani duhet të arrijë të mbajë në ekuilibër jetën e saj, të mbushur me gënjeshtra, ndërkaq që vazhdon të blejë veshje dhe bizhuteri, të jetë e suksesshme në karrierë, dhe të takohet me burrin e ëndrrave të saj.

Filmi “Confessions of a Shophaolic” do të jetë i pranishëm në kinema në 13 shkurt. Vendi i parë i premierës së këtij filmi do të jetë Rusia, i cili do të shfaq filmin në datën 12 shkurt.

Filmi “G Force”, do të mbledhë mjaft emra të njohur të Hollywoodit, në studiot e regjistrimit. Filmi, shihet si një prej prodhimeve më ambicioze në biznesin e prodhimit të filmave.

Në të do të kombinohen aktrimi i drejtpërdrejtë , i cili do të jetë i kuruar dhe me efektet kompiuterike. Në këtë film do të jenë të pranishëm zërat e aktorëve Nicolas Cage, Penelope Cruz, Steve Buscemi dhe Tracy Morgan, për personazhet e tij.

Fabula e filmit mbështete në historinë e disa personazheve mjaft të përgatitur nga qeveria amerikane, të cilët kanë si mision ndalimin e një miliarderi diabolik.

Viti i ri 2009, ka gjetur të martuar aktorin Woody Harrelson, me të dashurën e jetës së tij. Në datën 28 dhjetor, aktori 47 vjeçar, Harrleson, u martua me të dashurën e tij prej 20 vjetësh, Laura Louie.

Ceremonia e martesës u zhvillua në ishujt Maui në Havai.Martesa e çiftit Harrelson, vjen mbas një bashkëjetese të gjatë, gjatë së cilës, çifti ka pasur tre vajza. Aktori Woody Harrelson, është fitues i çmimit Oskar si aktori më i mirë, me rrolin e tij në filmin” The People vs Larry Flint”. /rd/bbc/telegrafi/