Site icon Telegrafi

Projektet e reja të Erës

Ajo kishte premtuar se në tetor do të publikonte hitin e radhës, por nuk ndodhi kështu. Në një intervistë ekskluzive për Wake Up në Top Channel, Era Istrefi u ka kërkuar ndjesë fansave, duke u premtuar se së shpejti do të dalë me disa këngë të reja.

“Premtova që do dilte në tetor një këngë e re dhe për këtë ndihem keq, si një politikane që s’mban premtimet”, ka thënë këngëtarja duke qeshur.

Lexo po ashtu Era Istrefi tani edhe si GIF në Facebook (Foto)

Më tej, ajo ka theksuar se kjo nuk ka qenë një periudhë pushimi për të, por ka punuar shumë që gjatë vitit të ardhshëm të dalë me hite të reja.

“Ndërkohë kam punuar dhe kam gati 10 këngë në e-mail, pra një album. Kam punuar me producentë shumë të mirë e të njohur nga mbarë bota. E di që do pëlqehen shumë, veç kërkoj dhe pak durim nga fansat. Shumica e këngëve janë në anglisht, por kam futur edhe diçka në shqip”, ka deklaruar Era.

Aktualisht ajo po shijon një tjetër çmim ndërkombëtar, atë të EBBA-s për vitin 2017, i cili iu prezantua si surprizë në studion e “Top Albania Radio”.

Exit mobile version