Telegrafi

Projekte për gratë kosovare

Gjatë ngjarjes, janë prezantuar të dhjetë projektet dhe përfituesit zyrtarisht kanë nënshkruar kontratat e tyre.

“Qëllimi i granteve, të cilat së bashku arrijnë shumën prej 220,000 eurosh, është që të fuqizojë pozitën e grave në Kosovë, në veçanti të sigurojë pjesëmarrjen më të madhe të grave në ndërtimin e paqes dhe planifikimin e post-konfliktit. Grantet janë dhënë si pjesë e projektit të përbashkëta të UN Women, UNDP-së dhe BE-së për gratë, paqen dhe sigurinë…”, thuhet në njoftimin e UN Women.

Zbogar, me këtë rast, ka thënë se “lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sigurimi i sjelljes së mirë të policisë dhe sistemit gjyqësor në rastet e dhunës në familje dhe rritja e mëtutjeshme e kapacitetit të përgjithshëm të shoqërisë civile që merret me barazi gjinore dhe të drejtat e grave, janë vetëm disa nga shembujt që tregojnë angazhimin e BE-së ndaj këtyre çështjeve në Kosovë dhe më gjerë”.

Mësohet se në nëntë nga dhjetë projektet marrin pjesë gra të komuniteteve jo-shumicë dhe se ato implementohen në tërë Kosovën. /Telegrafi/