Telegrafi

Projekt i ri në Maqedoni për kufizimin e përhapjes së virusit HIV

Kryqi i Kuq i Kërçovë dhe organizata ‘InterEthnic Proect’ organizojnë projektin informues rreth virusit HIV dhe përhapjen e tij tek njerzit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit ishte të rritet ndikimi tek të rinjtë për të pasur informacione rreth HIV, Sida dhe sëmundjeve tjera që përçohen dhe ngjiten.

Organizatorët thonë se projekti zbatohet në 12 komuna në Maqedoni dhe ka qëllim të ul numrin e të varurve nga droga, e indirekt të ul numrin e të prekurve me HIV në Maqedoni.

Ky projekt mbështet edhe nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë./Telegrafi/