Dy deputete të opozitës, Albana Vokshi dhe Ina Zhupa kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit një projekt rezolutë për gratë gazetare.
Gjatë fjalës së saj para mediave, Zhupa tha se brenda këtij viti janë regjistruar 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa theksoi se rastet më të shpeshta janë të gazetareve.
“Unë si anëtare e Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste. Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj.
Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me arbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit. Kam paraqitur një pr.ligj në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra”, tha Zhupa.