Projekt ‘Përmirësimi i menaxhimit me rajonet e mbrojtura’ do të promovohet sot në Info qendrën e Parkut nacional Galiçica, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti do të promovohet nga ministri i Mjedisit Jetësor, Sadulla Duraku.
Fjalim rasti dhe promovues nikoqir do të jetë edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Louissa Vinton, njofton AIM.
Projekti financohet nga BE dhe UNDP, në vlerë prej 4.3. milionë euro. /Telegrafi/