Telegrafi

Projekt për zhvillimin e kapaciteteve inovative në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni

Në Maqedoni për herë të parë do të përpunohet dhe lansohet aplikacion i cili do t’i informojë kompanitë për ofertën dhe kërkesën e teknologjive inovative në nivel botëror, si dhe shpërblim kombëtar për kompanitë më të mira inovative.

Aplikacioni është pjesë e aktiviteteve të planifikuara me projektin që fillon sot për përmirësim të konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes zhvillimit të kapaciteteve për inovacione, me financa nga Bashkimi Evropian.

Projektin do ta realizojnë Fondacioni për servis sipërmarrës për të rinj, Fondacioni për menaxhment dhe hulumtim industrial dhe ARK fondi nga Bullgaria, me qëllim që të kontribuojnë në krijimin e klimës së fuqishme inovative në shtet përmes promovimit të konceptit biznese inovative.

Gjatë projektit do të krijohet onlajn kurs për menaxhment inovativ, doracak për inovacione dhe doracak për financim. Janë planifikuar trajnime për kompanitë e vogla dhe të mesme në tema që lidhen me programet evropiane për financim Horizont 2020 dhe Instrumenti për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Në ngjarje do të marrin pjesë më shumë se 50 sipërmarrës, përfaqësues të biznes sektorit, si dhe të institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare./AIM/