Site icon Telegrafi

Projekt për vëzhgim të procesit të reformave në administratën publike

Në Info Qendrën e BE-së në Shkup sot do të promovohet projekti ‘Aleanca qytetare për transparencë-Vëshgimi i procesit të reformave në administratën publike nga ana e organizatave qytetare’, i cili financiarisht me 333.333 euro është mbështetur nga BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarjen është paraparë ta hapër euroambasadori Samuel Zhbogar, kurse do të prezantohen gjetjet kyçe nga hulumtimi për njohurinë dhe pjesëmarrjen e organizatave qytetare në procesin e reformës së administratës publike, njofton AIM.

Qëllimi i projektit është përforcimi i ndikimit të shoqërisë qytetare në proceset e krijimit të politikave publike. Pritet që projekti të kontribuojë drejt avancimit të kapaciteteve të organizatave qytetare për zbatim të monitorimit të bazuar në dëshmi të procesit të reformës së administratës publike dhe të mundësojë hapësirë për bashkëpunim të organizatave në aktivitetet e tyre përfaqësuese për përmirësim të politikave lidhur me reformën e administratës publike. /Telegrafi/

Exit mobile version