Telegrafi

Projekt për trajnimin dhe punësimin e të papunësuarve në Maqedoni

Të gjithë të papunësuarit, por edhe kompanitë që kanë nevojë për të hapur vende të reja pune, nga sot mund të aplikojnë për masën e trajnimit në vend pune me subvencionim të punësimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të papunësuarit do të përcjellin trajnim tremujorë në ndonjë punëdhënës, që më pastaj është i obliguar që t’i mbajë në punë për më së paku gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas AIM-së, mjetet për trajnim si edhe rroga e të papunësuarve subvencionohen nga Agjencia për punësim, që ka paraparë 62 milionë e 40 mijë denarë, ndërkaq do të përfshihen 440 kandidatë.

Përndryshe, në periudhën 2013-2016, me këtë masë janë përfshirë 984 të papunësuar. Nga ky numër, 863 janë ende në marrëdhënie pune. 468 nga këta janë femra, kurse 454 janë të moshës deri 29 vjeçare./Telegrafi/