Në Maqedoni është duke u përcaktuar korniza ligjore për mbështetje të sipërmarrësisë sociale, kështu që shqyrtimii situatave në këtë temë është jetike për zhvillimin e mëtutjeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, kjo u tha në takimin e organizuar për projektin ”Sipërmarrja sociale: të mësuarit nga praktika dhe promovimi”, që financohet nga Ministria e Ekonomisë.
Njëra nga sfidat më të mëdhaja në rajon, siç njoftojnë nga shoqata Konekt, është mungesa e investimeve dhe mungesa e instrumenteve të duhura financiare pa të cilat sipërmarrjet sociale kanë vështirësi në zhvillimin e mëtutjeshëm të afarizmit të tyre.
Sipas organizatorit, është i nevojshëm forcimi i kapaciteteve, mbështetja gjatë themelimit të sipërmarrjeve të reja sociale dhe mësimi i modelve me praktikat më të mira./Telegrafi/