Në qendrën edukative të KARITAS për fëmijët nga lagjja e Shuto Orizares sot zyrtarisht do të mbyllet projekti i financuar nga fondet e Postës së Polonisë ‘Përmirësim i shanseve edukative për fëmijët nga përkatësia rome në Shuto Orizare’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Projekti, në vlerë prej 16 mijë eurosh, u realizuar në vitin 2016 dhe parashikon modernizim të pjesërishëm të ndërtesës dhe sigurimit të kujdesit për fëmijë, të përkujdesur në Qendër.
Në mbylljen e projektit do të marrin pjesë ambasadori polak në Maqedoni, Jacek Multanovski dhe Peshkopi dhe Ekzarku Apostolik në Maqedoni, Kiro Stojanov. /Telegrafi/