Enti Shtetëror për Statistikë në partneritet me Institutin italian kombëtar për statistikë dhe Entin shtetëror për statistikë të Sllovenisë, sot fillon projekt për rritje të kapaciteteve për sigurim të të dhënave statistikore gjithëpërfshirëse dhe krahasuese të cilët janë në pajtueshmëri me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ‘Mbështetje e Entit Shtetëror për Statistikë për ndërtim të kapaciteteve dhe avancimit të harmonizimit me standardet e BE-së’ bazohet në rolin e rëndësishëm të statistikës zyrtare në procesin e inkuadrimit në BE, të cilat rregulla kërkojnë nga vendet-anëtare të jenë të afta të përgatisin të dhëna statistikore në bazë të pavarësisë profesionale, paanshmërisë, besueshmërisë, transparencës dhe fshehtësisë.
Tuning projekti është financuar përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese të BE-së me rreth 740 mijë euro dhe realizohet nga tetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2018.
Nga projekti pritet ta rrisë diskutimin e informatave cilësore dhe ta përmirësojë procesin e miratimit të vendimeve nga ana e institucioneve qeveritare, kompanive dhe qytetarëve. /Telegrafi/