Site icon Telegrafi

Projekt për punësimin e grave rome në Maqedoni

Në kuadër të projektit ”Mbështetje për përfshirjen e grave rome dhe grave të bashkësive tjera etnike në tregun e punës”, janë punësuar dhjetë gra rome në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në partneritet me organizatën rome DROM në Kumanovë dhe Agjencinë për punësin, kurse zbatimi është bërë nga Qendra maqedonase për të drejtat e grave – Qendra Shelter.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre, Daniela Daberska, qëllimi është që të ndihmohet kjo kategori e grave dhe se në mënyrë të suksesshme projekti është duke u zbatuar edhe në Kumanovë dhe Manastir./Telegrafi/

Exit mobile version