Telegrafi

Projekt për praktikë për të rinjtë e papunësuar të Maqedonisë

Group of industrial workers. Isolated on white background.

Rreth njëmijë të papunë të moshës deri 29 vjeçare do të kenë mundësi për praktikë dhe punësim në sektorin privat përmes shpalljes që e ka publikuar sot Agjencia për punësim (AP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky program do të realizohet me mbështetje financiare të IPA projektit ”Mbështetje për punësimin e të rinjve”, si grant i tretë i drejtpërdrejtë i AP-së, me qëllim të mundësimit të integrimit më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.

Për këtë masë janë paraparë 18.915.000 denarë. Përndryshe, përmes këtij programi, nga 2009-ta e deri tani janë përfshirë 3157 të rinj, 1882 nga të cilët kanë siguruar vend pune. Buxheti i plotë i projektit, që do të zgjatë 12 muaj, është 1.456.721 euro./Telegrafi/