Telegrafi

Projekt për përfshirjen e grave nga komunitetet pakicë në tregun e punës

Zmadhimi i përqindjes së grave nga komunitetet pakicë në tregun e punës, përmes forcimit të kapacitetit të tyre ka për qëllim projekti “Përfshirje e grave nga komunitetet në tregun e punës” , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky projekt do të zgjat 18 muaj, i cili financohet nga Bashkim Evropian përmes IPA fondeve për zhvillimin e resurseve njerëzore me 210 000 euro. Projekti do të zbatohet nga CARE Gjermani-Luksemburg dhe lidhja qytetare e grave ANTIKO.

Në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe trajnime të zbatuara për 250 gra nga Shkupi, Kumanova, Shtipi, Manastiri dhe Tetova për orientim profesional dhe zhvillim të dijes.
Projekti është i destinuar për gratë nga mosha 20 deri 40, me së paku shkollën e mesme të mbaruar./Telegrafi/