Site icon Telegrafi

Projekt për modulin e hartave kadastrale

Përmes projektit për modulin e ri të hartave kadastrale mundësohet integrimi i të dyja këtyre bazave (asaj tekstuale dhe asaj grafike) në një bazë të vetme e cila do ti përmbajë si të dhënat ligjore po ashtu edhe ato gjeografike mbi pronën e paluajtshme, thuhet në një komunikatë për media nga AAK.

Kjo njëherësh mundëson harmonizim e bazës grafike dhe tekstuale, lehtëson kërkimin dhe identifikimin e pronës së paluajtshme, si dhe prezantimin më të mirë dhe me informacione më të detajizuara dhe më gjithëpërfshirëse për pronat t paluajshtme në Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se projekti do të implementohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ndërsa financues i projektit është Autoriteti Norvegjez për Hartografi “Staten Kartverk”.

Aktualisht pronat e paluajtshme në Republikën e Kosovës mirëmbahen përmes dy bazave, bazës tekstuale ku qëndrojnë informacione ligjore mbi pronën e paluajtshme (të drejtat mbi pronën, titullarin e pronës, etj) dhe bazës grafike (harta) që përmban informacionet gjeografike mbi pronën e paluajtshme. /Telegrafi/

Exit mobile version