Site icon Telegrafi

Projekt për inicimin e start-up ekonomive të rajonit

Rreth 20 persona nga shtatë vende të Evropës Juglindore do të mblidhen në një fundjavë pune, ku për qëllim kanë gjetjen e zgjidhjeve për probleme kritike që e pengojnë rritjen e start-up ekonomive të rajonit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti i tyre do të fokusohet në atë se si të vazhdohet me nxitjen dhe motivimin e personave që t’i përkushtohen ndërmarrësisë dhe zhvillimit të biznesit inovativ.

Liderët e bashkësive digjitale të Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, do të takohen me qëllim të përpunimit të më së paku dy deri tre pilot nismave të cilat do të zbatohen në tërë rajonin në muajt në vazhdim.

Balkan Changemakers’ Weekend do to fillojë më 26 gusht në qytetine Strugës dhe do të përfundojë më 28 gusht./Telegrafi/

Exit mobile version