Të gjithë të rinjtë e moshës 16 deri 26 vjeçare që kanë ide, propozim ose zgjidhje për sfidat në bashkësi, mund të nxitin ndryshim shoqëror përmes pjesëmarrjes në garën ”Çliroje Idenë”, atëherë le të shpreshin interesin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, kjo është hera e tretë që një aktivitet i këtillë organizohet. Për këtë vit, si tema janë zgjedhur arsimi dhe kultura, zhvillimi i shoqërisë qytetare, toleranca dhe mosdiskriminimi, politikat rinore dhe të drejtat e qytetarëve, mjedisi jetësor, migrimi dhe punësimi.
Të innteresuarit mund të paraqiten në ekipe nga 3 deri 5 persona, më së voni deri më 5 prill të këtij viti. Ekipi fitues do të mbështetet nga ”Të rinjtë munden” për zbatimin e projektit, si edhe do të shpërblehet. Nisma mbështetet nga ambasada e SHBA-ve në Shkup./Telegrafi/