Dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin francez, Paris në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.
Policia hodhi gaz lotsjellës pasi protestuesit me kapuç thyen vitrinat e dyqaneve dhe vendosën disa automjete të ndezura, raporton bbc.
Gati 100 tubime ishin planifikuar në të gjithë vendin të shtunën mbi projekt-ligjin që do të ndalonte fotografimin e policisë gjatë aksioneve të tyre, transmeton Telegrafi.
Kundërshtarët thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë.
Franca ka parë protesta të përjavshme në të gjithë vendin mbi projekt-ligjin, i cili u intensifikua pasi u shfaqën pamjet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një producent me ngjyrë të muzikës.
Duke iu përgjigjur reagimit të ashpër, partia qeverisëse e presidentit francez, Emmanuel Macron tha javën e kaluar se pjesë të ligjit do të rishkruhen. Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë sa duhet për të qetësuar kundërshtarët e saj. /Telegrafi/
🇫🇷 French interior minister Gérald Darmanin is set to be questioned in Parliament today amid continued anger over police brutality.
It comes after a video showed officers beating a black music producer in Paris, an incident that sparked anger and protests across France pic.twitter.com/dbUrh0Ky4i
— FRANCE 24 English (@France24_en) November 30, 2020