Për rregullimin e bujqësisë së Maqedonisë dhe për prodhimin e ushqimit sipas standardeve të Bashkimit Evropian, është duke u përgatitur një dokumentacion për ferma të vogla kafshësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Blegtorët do të kenë në dispozicion projekte teknike falas me të gjitha parametrat për formën dhe pamjen e re të fermës, ose të renovimit të fermës ekzistuese.
Për bagëtitë e vogla parashihen objekte prej 100 dhe 300 krekrë dhensh ose dhishë. Qëllimi i projektit ka të bëjë me rritjen e të ardhurave të blegtorëve dhe përmirësimin e furnizimit të tregut me mish dhe tamël, sipas zbatimit të standardeve evropiane./Telegrafi/